Greqia tjetër mesazh Shqipërisë: Ja kushtet që duhet të plotësoni për integrimin në BE

Presidenti i Greqisë, Prokopios Pavloulos i ka dërguar sërish një mesazh shumë të qartë Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Turqisë, kur bëhet fjalë për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me homologen e tij, kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ai theksoi se tre vendet duhet të plotësojnë detyrimet europiane dhe ligjet ndërkombëtare. Duke u ndalur te Shqipëria, ai shtoi se duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare.

“Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian. E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë” deklaroi Prokopios Pavloulos.

Mes dy vendeve vitin e kaluar ka pasur disa herë përplasje me deklarata në lidhje me të drejtat e minoritetit, ndërsa në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me Brukselin.