Identifikohet grabitësi i bankës në Tepelenë, kërkohej dhe për…

Policia e Tepelenës ka vijuar edhe sot kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së bankës së nivelit  të dytë ditë ne djeshme në këtë qytet.
Sipas informacioneve autori është lokalizuar në fshatin Mamaj, por ka arritur që të largohet sërish. Po ashtu është mësuar dhe identiteti i tij dhe mësohet se është me precedent të mëparshëm penal. Sipas informacioneve ai është Kristo Ruçi që është në kërkim për kultivim dhe transport kanai.

Policia ka nisur sërish ndjekjen e ndihmuar dhe nga një helikopter. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme forca të shumta policie rrethuan të gjithë zonën, por nuk artën që ta kapnin dot.
Në një njoftim për mediat policia dje bëri me dije se në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet.