INFRASTUKTURA PER PERSONAT PAK,KOKO:PREJ KOHESH NE PRITJE TE NJE FONDI NGA BASHKIA POR ENDE NUK GJEN ZBATIM

Mungesa e infrastukturës për personat me aftësi të kufizuar ndihet në rrethin e Gjirokastrës dhe është një problematikë mjaft shqetësuese.Këto shqetësime ngrihen nga kreu i shoqatës së paraplegjikëve për qarkun e Gjirokastrës znj.Vjollca Koko e cila ka pohuar për ALPO MEDIAN se prej kohësh janë në pritje të një fondi nga bashkia Gjirokastër por ende nuk është vënë në zbatim. Aksesueshmëria e personave me aftesi të kufizuar në instuticionet e qytetit le shumë për të dëshiruar sa i përket përshtatshmërisë në insfrastukturë dhe për këtë bashkia duhet urgjentisht ti vëjë përpara këto problematika dhe të hapin fonde që janë në dobi të kësaj kategorie.