ISH FABRIKAT E GJIROKASTRES PREJ 30 VITESH TE LENA NE HARRESE.

Në Shqipërinë e viteve ’90 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara dhe nuk mund të konkuronin tregun e jashtëm. Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë,por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.Në qytetin e Gjirokastrës ke raste të shumta ku prej tyre veçohen ish trikotazhi dhe fabrika e lëkurë-këpucëve të cilat ishin frymëmarrje për punësimin e komunitetit gjirokastrit.Kamera e ALPO TV u ndal pikërisht në këto dy fabrika dhe siç shihet sot janë lënë në mëshirë të fatit dhe asnjë nga qeveritë e këtyre 30 viteve nuk vuri dorën në zjarr për to.Qytetarët janë shprehur se fabrikat nuk duhej të shkatërrohen dhe shteti duhet ti rikthejë ato në funksion të dobisë së banorëve për pjesën e punësimit. Sinc Pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj, por me pak investime dhe rinovime, shume shpejt Shqipëria do të prodhonte produkte konkuruese dhe me kosto të lirë. Ja pse fabrikat nuk duheshin prishur:

1-Fabrikat posedonin strukturën, terrenin dhe infrastrukturën ndihmëse.

2-Fabrikat tona mund të shërbeheshin me krah të lirë pune dhe me specialistë me shumë eksperiencë.

3-Fabrikat tona mund të mos konkuronin tregun e jashtëm, por mund të furnizonin tregun vendas. Qeveria po të dojë e gjen kohën për ti rikthyer ato sërish në punë dhe ajo është tani