JANE PREZANTUAR STUDENTET QE FITUAN TE DREJTEN PER TU BERE PJESE E PROGRAMEVE TE NXITJES SE PUNESIMIT

Në ambientet e Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës u zhvillua prezantimi i studentëve të cilët fituan të drejtën për tu bërë pjesë e programeve të nxitjes së punësimit në këtë rast VKM 873 si dhe bërja e ditur e institucioneve ku ata do punësohen.Ky program u ofrohet studentëve të cilët kanë përfunduar studimet e larta të ciklit bachelor dhe master për tu punësuar si në administratën shtetërore ashtu dhe në atë privat.Ai zgjat 6 muaj dhe merret një pagesë mujore prej 13000 lekë të reja. Sipas kreut të shërbimit kombëtar të punësimit z.Eduart Pesha kjo është një mundësi për të përfituar eksperiencë pune dhe për të nxjerrë në pah ato që kanë mësuar në shkollë.Nga 52 aplikantë kanë fituar këtë të drejtë vetëm 37 si shkak i mosrealizimit të disa kritereve ku më kryesorja ishte mesatarja e rezultateve të shkollës. Programet e nxitjes së punësimit u realizuan falë bashkëpunimit të SHKP me zyrën e karrierës pranë universitetit Eqrem Cabej