KALI I QYQES I RREZIKUAR PER ZHDUKJE,MONITOROHET NGA AKZM GJIROKASTER

Kali i Qyqes është shkaba më e vogël në Shqipëri.Në qarkun e Gjirokastrës janë 14 individë të tillë dhe 6 prej të cilëve janë çift. Sipas kreut të Administrimit të Zonave të Mbrojtura Gligor Dushi janë ngritur dy stacione në luginën e Drinos për të ushqyer këta shpendë dhe për ti mbrojtur nga helmimet që rreziku më i madh për ta.Institucioni i drejtuar prej tij është nën monitorimin e tyre.Kali i Qyqes preferon zona kodrinore shkëmbore, afër mjediseve të banuara.Ai folezon në shkëmbinj,lëshon 1-3 vezë, inkubon një herë në vit dhe të vegjlit çelin në periudhën prill-gusht. Statusi i këtij shpendi në vendin tonë është i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.