KESHILLI BASHKIAK I GJIROKASTRES 2 MUAJ I KONSTITUUAR,QYTETARET:NUK NJOHIM ASNJE NGA ANETARET E KETIJ KESHILLI

Ka rreth dy muaj që është konstituuar këshilli bashkiak i Gjirokastrës dhe si kurrë më parë të 31 anëtarët e tij,të votuar nga zgjedhjet e 30 qershorit janë të forcave politike që i përkasin mazhorancës.Edhe pse të votuar nga qytetarët gjirokastritë këta të fundit shprehen se nuk i njohin dhe jo më të ndihen të përfaqësuar prej tyre.Edhe pse të zgjedhur nga votimet e 30 qershorit ajo që kemi konstatuar në mbledhjen e këshillit bashkiak është se nuk ka patur argumenta kundër për shtrimin e çështjeve të ndryshme. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë në të gjitha bashkitë e vendit ku kemi pasur vetëm një kandidat.