KOMBETARJA E SHQIPERISE FITORE SPEKTAKOLARE NDAJ ISLANDES 4-2

Kombetarja jone ka gjetur fitoren e 3-të në këto 6 ndeshje në kuadër të grupit H të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës, pasi të martën në mbrëmje ka mundur Islandën me rezultatin 4-2.Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka nisur më mirë për kuqezinjtë dhe në minutën e 33-të, kur mbrojtësi Dermaku fiton duelin në ajër me kundërshtarin dhe godet zgjuarsisht me kokë, duke përshëndetur rrjetën. Me epërsinë minimale të Shqipërisë do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta nis menjëherë me gol, pasi kundershtaret përfitojnë nga gabimet e mbrojtjes kuqezi dhe Sigurdsoni ka gjetur rrugën e rrjetës dhe Islanda barazon shifrat në 1-1. Zgjat vetëm 5 minuta barazia në shifra, pasi Manaj jep një pasim të zgjuar me thembër për Hysajn dhe kapiteni kuqezi nuk gabon i vetëm përballë portierit islandez dhe kalon sërish në epërsi Shqipëria. Sërish shpërqendrim në mbrojtjen kuqezi dhe është i sapofuturi në fushë, Sigthorson, që prekjen e parë të topit në minutën e 58-të e dërgon në rrjetë dhe Islanda ka barazuar sërish shifrat në 2-2. 15 minuta pasi është futur në fushën e blertë dhe 20 minuta pas goli të barazimit, është Odise Roshi që gjen rrugën e rrjetës, teksa i ndihmuar edhe nga një devijim, e kalon Shqipërinë për herë të 3-të në epërsi. Roshi e ka rigjallëruar lojën e Kombëtares dhe është ai arkitekti i golit të 4-t të kuqezinjve, me autor Cikalleshin, që gjen kështu në minutën e 82-të golin e tij të 3-të në këto 6 ndeshje eliminatore. Mbyllet me rezultatin 4-2 në favor të Shqipërisë kjo ndeshje ndaj Islandës dhe kuqezinjtë mbeten në vendin e 4-t, por ngjiten në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak sesa nordikët e vendit të 3-të.