KUKESI E PRISTE PER FIRME, PORTIERI ZGJEDH LUFTETARIN

Edvan Bakaj është afrimi surprizë i Luftëtarit në merkaton e janarit. Në orët e vona të mbrëmjes portieri ka zgjedhur gjirokastritët, duke mos pranuar të jetë rezervë te Kukësi.

“Po, kam arritur marrëveshjen me Luftëtarin, një klub që e njoh mirë, pasi kam luajtur afro 11 vite më parë. Jam i kënaqur që rikthehem”, – deklaroi Bakaj 

Në dy sezonet e fundit 31-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve të Superligës kosovare, Liria e Prizrenit dhe Drita e Gjilanit. Afrimi i tij shton konkurrencën te gjirokastritët, pasi kishte mbetur vetëm Shkëlzen Ruçi.