Leishmanoza nga semundjet infektive me te rrezikshme si per qente dhe per njerezit.

Leishmanioza, sëmundja vdekjeprurëse, ka prekur në masë qentë e rrugës dhe jo vetëm. Tek njeriu ajo transmetohet nëpërmjet mushkonjave.Kryesisht janë qentë e rrugës, të pambrojtur, pasi nuk kanë masa parandalimi siç është rripi antiparazitar që mban larg mushkonjat”. Janë mushkonjat ato që transmetojnë sëmundjen e leshmaniozës nga qeni tek njeriu, pavarësisht kësaj, sipas vete ka një zgjidhje dhe ajo është vaksinimi në kohë i kafshëve të vogla. Ditët e sotme ka edhe mjekime që bëhen pasi kafsha jonë është prekur nga kjo sëmundje parazitare. Por kafshët bëhen mbartës gjatë gjithë jetës të këtij paraziti”, shpjegon mjekja veterinere Aedona Qirjaqi.Veterinerja Qirjaqi ka pohuar se Leshmanioza në rast se nuk mjekohet është sëmundje vdekjeprurëse, ka vdekshmërinë mbi 95% ndryshe nga shumë smëundje të tjera infektive. Sin Dona “Përgjithësisht, sëmundja dominohet nga temperatura, rënia në peshë dhe anemia. Shpesh ka dhe rritje të nyjeve limfatike, zmadhim të mëlçisë dhe të shpretkës, për këtë arsye shumë herë kjo sëmundje ngatërrohet me sëmundjet e gjakut” Ata që preken më lehtë nga sëmundja e leshmaniozës janë fëmijët, edhe pse kjo quhet si sëmundje e së shkuarës duket se ajo vazhdon t’i përkasë të tashmës.