LRI GJIROKASTER DEKLARATE MBI DEFTESEN E GJIMNAZIT TE KRYEBASHKIAKUT GOLEMI

Nepermjet nje deklarate per shtyp Lëvizja Rinore për Integrim Dega Gjirokastër po ndjek me vëmendje zhvillimet politike si në planin e përgjithshëm kombëtar por edhe më tepeër në planin lokal. Në votimet e 30 Qershorit populli i Gjirokasrës i dha nje grusht të fortë Rilindjes ne krye të Partisë Socialiste duke bojkotuar atë farsë masivisht edhe pse nën presion të hapur të udhëhequr prej kryerilindasit Flamur Golemi. Në mënyre të jashtëligjshme, me votime të jashtëligjshme vendosën në krye të Bashkisë një kryetar të jashtëligjshëm. Duke qënë i tillë, ky njeri nuk mund ta kuptojë se mbi të vepron ligji njësoj si mbi cdo qytetar tjetër të këtij komuniteti madje ai ka disa detyrime më shumë sepse duhet të jetë edhe modeli i sjelljes qytetare. Në këtë kuptim përveç shumë vyrtyteve dhe kulturës që ai duhet të zoterojë, transparenca e veprimeve të tij është një kusht i domosdoshëm për besueshmërinë në komunitetin, jetën e të cilit ai presupozohet të drejtojë dhe menaxhojë. Dje në të gjitha mediat lokale dhe kombëtare ka bërë jehonë lajmi i një skandali të mundshëm që lidhet jo vetëm me arsimimin e Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër por edhe me mundesine e kryerjes prej tij të një vepre penale siç është falsifikimi i dokumentave shtetërore. Si qytetarë të Bashkisë Gjirokastër, nuk mund të pranojmë që përveç paligjshmërisë së vendosjes në ate pozicion, Kryetari i Bashkisë të jete edhe në kushtet e paligjshmerisë penale prandaj e ndiejmë të domosdoshme ti kërkojmë Kryetarit të emëruar të sqarojë publikisht situatën që aludohet ne deklarimet e bëra publike tashmë. Duke qënë se në dy deklarata të bëra prej vetë Kryetarit, njera në Kuvendin e Shqipërisë dhe tjetra në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, vitet e shkollës së mesme janë deklaruar me nje diferencë dy vjet nga njera-tjetra, kërkojme nga Kryetari i Bashkisë të shprehet qartë publikisht se kur e nisi dhe kur e mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme “Janaq Kilica” në Fier ose më thjeshtë akoma, cila është deklarata e saktë ajo e Kuvendit të Shqipërisë apo ajo e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo vërtet nuk është fare e vështirë dhe askush nuk ka ndonjë arsye të mos deklarojë kur dhe ku e ka kryer shkollën e mesme, por kur pas kaq kohe nuk ka një reagim prej kryetarit Golemi, gjykojmë se në deklarimin e tij ka diçka që nuk shkon.
Nga ana tjeter Alpo Tv ka siguruar deftesen e gjimnazit per te cilen akuzohet kryetari i bashkise Flamur Golemi por edhe diplomen e fakultetit te mjekesise.