META PAS THIRRJES NGA KOMISIONI HETIMOR PARLAMENTAR,QYTETARET:VEPRIM DEMOKRACIE

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar Presidenti i Republikës doli për të dëshmuar para deputetëve të Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij. Ilir Meta paraqiti mbrojtjen duke thënë se aktet e tij që lidhen me zgjedhjet kanë qenë publike dhe në mbrojtje të sigurisë kombëtare. Deputetët e shumicës socialiste mbrojtën parimin se hetimi i këtij komisioni ka për qëllim të tregojë se respektimi i ndarjes së pushteteve është themelor për funksionimin e shtetit. Gjatë mbrojtjes, Presidenti i Republikës mbrojti aktin e tij për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve 30 qershorit, duke sjellë një informacion sekret sipas të cilit kishte të dhëna se do të digjej Kuvendi i Shqipërisë.

Qytetaret jane shprehur se ky eshte nje veprim demokracie dhe duhej bere shume kohe me pare.

Deri sa do arrijnë hetimet nga Parlamenti dhe a do nxirret një përfundim konkret prej tyre?

A do jenë këto hetime dhe dëshmi sinjali i parë për një rotacion total të sistemit aktual politik? Kjo mbetet për tu parë