NDIHET MUNGESA E RESPEKTIMIT TE KALIMIT TE VIJAT E BARDHA

Respektimi i vijave të bardha si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu dhe nga këmbësoret duket se nuk zbatohet nëqytetin e Gjirokastrës.Në shumicën e rasteve automjetet qarkullojnë edhe pse këmbësori nuk ka mbaruar lëvizjen. Por ka dhe raste të tjera kur vetë qytetarët nuk i respektojnë këto vija të bardha. Qytetarët të pyetur nga kamera e Alpo Tv janë shprehur se lëvizja te vijat e bardha nuk respektohet aq sa duhet dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së kulturës dhe duhen marrë masa sensiblizimi për arritjen e saj Sin Mjafton të qëndrosh vetëm pak minuta në një prej rrugëve të Gjirokastrës për të parë si drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët janë të padisiplinuar në rrugë. “Nga ana e organeve kompetente duhet gjetur një mënyrë për marrjen e gjobave, sepse dhe ata këmbësorë që nuk kalojnë në vizat e bardha duhen gjobitur”. Kjo është mënyra se si sillen përdoruesit e rrugës në Shqipëri, por çfarë ndodh në vendet europiane. Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësoreve në rrugët brenda qyteteve për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.