NE AGROPIKAT E AZHBR-SE VAZHDOJNE VERIFIKIMET E SUBVENCIONEVE PER FERMERET

Në agropikën e AZHBR-s për rrethin e Gjirokastrës vazhdon faza e verifikimeve në pjesën e subvencioneve.Sipas specialistes pranë kësaj pike znj.Argjiro Muho pranë institucionit në fjalë janë bërë 353 aplikime për subvencionim nga qeveria ku 222 prej tyre janë për tufa bazë,92 për qumështin dhe 40 për bletarinë. Muho ka pohuar se kjo agjenci ndodhet në pjesën e verifikimeve për subvencionet ku nga 353 në total janë bërë 193 verifikime.Për pjesën tjetër pritet të çelet një fond tjeter nga qeveria.Subvencionet përfshijnë transfertat për ndërmarrjet publike apo subjektet e tjerë te ardhurat e te cilëve nuk mbulojnë shpenzimet dhe për ketë diference sigurojnë mbështetjen financiare nga qeveria.