NE KINOTEATRIN ZIHNI SAKO U ZHVILLUAN AKTIVITETET PERMBYLLESE NE KUADER TE 75 VJETORIT TE CLIRIMIT TE GJIROKASTRES

Në ambientet e kinoteatrit u zhvilluan aktivitetet përmbyllëse në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës. Gjithçka nisi me ekspozitën “Lufta për çlirim përmes penelit dhe daltës” me vepra në pikturë dhe skulpturë të cilat janë pjesë e fondit të galerisë së arteve të qytetit dhe dalin për herë të parë pas më shumë se 30 vjetësh përpara publikut gjirokastrit.Ajo u mbyll me një punë në qendisje të artistit Stavri Çati e titulluar “Çlirimi i Gjirokastrës” Çati theksoi për frymëzimin që morën artistët e këtyre veprave nga motivet e luftës nacionalçlirimtare si dhe pohoi për nevojën që ka Galeria e qytetit për më shumë investime Ky aktivitet u shoqërua më pas me dokumentarin “Me fitimtarët” dedikuar pjesmarrjes së vendit tonë në luftën e dytë botërore dhe hyrjes në koalicionin antifashist si dhe koncertin e organizuar nga fëmijët e qendres kulturore Haxhi Selfo. Kreu i Agjensisë së Kulturës pranë bashkisë Gjirokastër z.Kudret Alikaj vuri në dukje rëndësinë e aktiviteteve të organizuara dedikuar këtij përvjetori jubilar për qytetin.  Bashkia Gjirokastër akordoi tituj nderi për veteranët si:Pandi Llukani,Vaso Cici,Metush Meçillari me certifikatë mirënjohje si dhe Nderi i Qytetit për Nurie Çiçon si ish aktiviste e dalluar e luftës nacionalçlirimtare.