Operacion i madh antidrogë në Gjirokastër, sekuestrohen 700 kg kanabis

Policia kufitare e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë, ka kapur sot rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se janë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të kësaj lënde narkotike.

Forca të shumta Policie janë në vendngjarje dhe  po punohet për zbulimin e autorit të kësaj lënde narkotike.