Organizohet ne Gjirokaster Tryeza Vendore e Bashkëpunimit Ndër-Institucional për Drejtësinë për të Mitur

“Tryezë Vendore e Bashkëpunimit Ndër-Institucional për Drejtësinë për të Mitur” ishte aktiviteti zhvilluar dje ne Gjirokastër me temë diskutimi “ Forcimin e Drejtësisë për të miturit në Shqipëri”, si dhe “bashkëpunimin ndëristitucional mes aktorëve lokalë”.Aktiviteti në fjalë erdhi si një bashkëpunim mes Bashkisë së Gjirokastrës, UNICEF dhe Organizatës Save the Children.Sipas specialisteve te drejtësisë për të mitur pranë UNICEF Ermira Shkurti qëllimi I këtij aktiviteti është të bëjë bashkë insitucionet jo vetëm ligjore por edhe ato sociale lokale pwr tw ndihmuar ne mbrojten, parandalimin dhe rehabilitimin e të miturëve që janë në konflikt ose në kontakt me ligjin. Nga ana tjetër përfaqësuesi I UNICEF-it në Shqipëri Roberto De Bernardo tha se edhe insitucionet sociale si spitalet, shkollat apo edhe shërbimi social janë një factor kyc për adresimin e rasteve të fëmijëve në shkelje me ligjin, dhe pikërisht ky bashkëpunim është celsi i suksesit së punës me keta fëmijë.
Drejtoresha e “Save the Children” bashkëpuntore në këtë program bëri me dije se drejtësi nuk do thotë vetëm momenti kur fëmija bëhet subjekt i ligjit, por edhe parndalimi I kryerjes se akteve penale prej të miturve është një drejtësi. Po sipas saj Save the Children që prej 2011 po punon në fushën e drejtësisë ndaj të miturve.Kriminaliteti tek të miturit është një dukuri për të cilën shoqëria tregon pak vëmendje. Në 29 vitet e fundit ne Shiqiperi të miturit që kanë rezultuar pjesë e statistikave të rendit apo prokurorisë.Ndër veprat që kryejnë të miturit kryesojne jane vepra penale te vjedhjes, plagosje e rende me dashje, plagosje e lehte, vepra të turpshme, etj.Nëse i referohemi statistikave te viteve te fundit ne vitin 2012 rezultojnë 255 të mitur te ndaluar per vepra te ndryshme penale, për vitin 2013 rezultojne 235, për vitin 2014 nga kjo drejtori raportohet se jane 178 te ndaluar të mitur në konflikt me ligjin. Ndërkohë per vitin 2015 jane 251 te arrestuar ose te ndaluar, dhe deri në muajin shtator (2017) kjo njësi e rendit raporton se janë 153 të mitur të ndaluar. Por ajo qëështë e rëndësishme nuk wshtw vetwm fakti se sa krime janë kryer nga të miturit dhe se si, por si duhet te mbrohen keta femije te cilet jane ne kontakt me ligjin e si di duhet te integrohen në shoqëri.