Përfituan para përmes tenderave fiktivë, gjykata jep masat e sigurisë për 4 ish-zyrtarët në Tepelenë

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masat e sigurisë sot për katër zyrtarët dhe ish-zyrtaret e Shërbimit Spitalor të Tepelenës. Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbështetur pretencën e dhënë nga ana e prokurorit të çështjes Emror Kasaj për të katër të pandehurit ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan lirimin në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje.

Gjykata vlerësoi argumentet e servirura nga prokurori Kasaj duke lënë në arrest me burg Gëzim Allkushin, ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës, Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës dhe në arrest shtëpie Aleksandra Kada, juriste aktuale e Burgut të Bençes ish-juriste në Spitalin e Tepelenes dhe po me arrest shtepie Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.

Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore, duke përvetësuar 800 mijë lekë të rinj.

Kater ish zyrtare të administratës në Tepelenë kanë rënë në pranga dy dite më parë, pasi akzuzohen për mashtrim me tenderat, nëpërmjet të cilëve përfituan një shumë të konsiderueshme lekësh.