PERFUNDOI FESTIVALI TEATROR KADRI ROSHI,KOMEDIA FQINJET NGA TEATRI ZIHNI SAKO U SHPALL SHFAQJA ME E MIRE

Përfundoi festivali teatror “Kadri Roshi” me shfaqjen komedi thriller “Në shtëpi në orën 7” nga trupa e teatrit Petro Marko.Kjo shfaqje u mirëprit më së miri nga artdashësit gjirokastritë.Gjithashtu u akorduan dhe çmimet e këtij festivali ku komedia “Fqinjët” mori çmimin si Shfaqja më e mirë e këtij festivali ndërsa aktorët Kudret Alikaj dhe Zamira Kita morën çmimet si aktori dhe aktorja më e mirë protagonistë. Aktori Kudret Alikaj u shpreh për çmimet që u morën si për shfaqjen Fqinjët dhe për atë të aktorit më të mirë protagonist se ia dedikon publikut gjirokastrit si dhe duartrokitjeve të panumërta prej tyre. Aktorët pjesmarrës të jurisë Luftar Paja dhe Raimonda Bulku u shprehën se shfaqjet e luajtura treguan më tepër cilësi se sa në festivalin e kaluar.Gjithashtu u shprehën se teatrot e rretheve kanë më tepër nevojë për aktivitete të cilat rrisin gjallërinë e qytetit.Festivali teatror kadri roshi ishte në edicionin e saj të dytë ku kanë marrë pjesë trupa nga i gjithë vendi gjithashtu dhe nga trojet shqiptare.