PERFUNDOI RIKONSTRUKSIONI I CERDHES SE VETME NE QYTETIN E GJIROKASTRES,CICERIMAT

Paraditen e djeshme u inagurua rikonstruksioni i çerdhes “Cicërimat”në qytetin e Gjirokastrës e cila para disa kohësh ndodhej në një gjendje skandaloze dhe alarmante si për edukatorët dhe për fëmijët të cilët e frenkuentojnë atë.I pranishëm ishte kryetari i bashkisë z.Flamur Golemi i shoqëruar nga kreu i agjencisë së mirëqënies sociale znj.Irena Karagjozi të cilët inspektuan nga afër ambientet e rilonstruktuara.Në një prononcim për mediat kryebashkiaku Golemi pohoi se është në tratativa për ndërtimin e çerdhe tjetër duke qënë se çerdhja cicërimat është e vetmja në qytet.Ndërkohë një çështje që shtrohet është dhe tarifa e regjistrimit të fëmijëve,prindërit janë shprehur për kameran e ALPO TV se duhen marrë masa për evitimin e saj. Rikonstruksioni i çerdhes Cicërimat u krye nga bashkia gjirokastër në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm si ABI Bank në rastin konkret