Qeveria nuk i ndahet Gjirokastres .Tjeter vendim abuziv

Një tjetër leje është dhënë nga Ministria e Energjitikës për ndërtimin e një HEC-i në Gjirokastër. Konkretisht bëhet fjalë për ndertimin e tij në fshatin Kolonjë. Por banorët e fshatit kanë dalë kundër, me pretendimin se HEC-i do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshati. Ata jane  bashkuar dhe I kane  derguar nje peticion kryeminstrit te vendit ministres se  energjitikes dhe ministrise se turizmit  si dhe Bashkisë Gjirokastër  ku I kane kerkuar anullimin e  menjhershem te ketij vendimi duke theksuar se ne asnje menyre nuk do te lejojne qe frima e cila eshte prokuruar per kete ndertim te hyje ne fshat .Shpesh në zonat ku janë ndërtuar hidrocentrale, popullatës vendase u është shkaktuar problem në furnizimin me ujë. Po kështu ka pasur dhe leje koncensionare për HEC-e edhe në zonat e mbrojtura natyre. Zagoria ishte shembulli i fundit, ku pavarësisht se gëzon statusin Park Natyror Kombëtar, qeveria i kishte dhënë leje kompanisë SHELL të bënte shpime për naftë.