Radhë të gjata për pasaporta

Në kulmin e sezonit turistik është shtuar edhe numri i qytetarëve që aplikojnë për pasaporta dhe karta identiteteti. Situata paraqitet problematike në disa qytete të vendit, ku qytetarët presin në radhë që në orët e para të mëngjësit. Në Gjirokastër  bëhen rreth 130 aplikime në ditë, ndërsa i gjithë ky fluks përballohet nga dy sportele.

Qytetarja: Unë kam që në orën 6 që pres, 4 orë këtu. Hapen në 8, unë erdha në 6 dhe përfundova me numrin 75. Radhë nuk ka, rregull nuk ka. unë nuk e di ç’të them.

Shkak i këtij fluksi është bërë kthimi i emigrantëve thotë përgjëgjësia e zyrës së aplikimeve Marseda Xarba.

Xarba: Do t’i kërkoja të gjithë qytetarëve të paraqiten në zyra jo më para se orës 8. Në orën 8 mund të pajisen me një numër dhe në bazë të numrit që kanë mund të marrin shërbimin.