Reagon Tavo

Pas akuzave të aksionerit të Luftëtarit, Bekim Halilaj, ku në prononcimin e tij  shprehej ndër të tjera se ish-presidenti Tavo, po e dëmton klubin duke mbajtur peng vulën, ka ardhur edhe reagimi i Tavos.

 

Ish-presidenti i bluzinjve, shprehet se këto janë akuza të ulëta në drejtim të tij, dhe Luftëtari si një shoqëria aksionere, ka një staf dhe vula është në administratën e klubit. Tavo i bën thirrje Halilajt që të investojë sa më shpejt, dhe të mos merret me të tilla akuza.

Reagim

Ndihem i detyruar te reagoj ne lidhje me shpifjet dashakeqe dhe shume te uleta qe aksioneri i Luftetarit, Bekim Halilaj ka bere ne adrese time. Eshte qesharake te dalesh dhe te thuash se Grigor Tavo po demton ate Luftetar qe e ndertoi me shume mund dhe investim, duke mbajtur sipas tij peng vulen e klubit per te penguar licensimin e Luftetarit.

I bej thirrje aksionereve apo aksionerit Halilaj, qe nese ka ndermend te investoje, ta beje sa me pare. Kjo pasi koha nuk pret. Nuk eshte aspak e vertete se une mbakam peng vulen e klubit, kjo eshte nje shpifje e ulet sepse vula eshte ne administraten e Luftetarit dhe nuk eshte justifikim qe ka te beje me licensimin.

Luftetari  eshte nje shoqeri aksionere me administrator dhe staf dhe si e tille funksionon me se miri.  edhe sikur vula te mungonte, eshte shume e thjeshte te behet nje e re. Vula mbahet nga personi qe ka te drejten e firmes ne nje shoqeri.

Ne vend qe te shqetesohemi per fatin e skuadres thjesht po mundohemi te krijojme ca tymnaja qe nuk bejne gje tjeter vecse tregojne qellimet e njerezve. Luftetari nuk mbahet as me shpifje dhe as me mashtime, Luftetari ka nevoje per investim.

Nese keni ndermend te investoni jeni i mirepritur ne te kundert kini miresine te thoni nuk mundem.