REZULTATI I ZGJEDHJEVE NE KOSOVE DOLI 4 ORE PAS VOTIMEVE,SHUME NDRYSHE NGA VENDI YNE.

Zgjedhjet në Kosovë dëshmuan edhe kësaj radhe një histori suksesi. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë, vetëm katër orë pasi ishin mbyllur kutitë e votimit, nisën të raportoheshin rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme në vendin që ka një histori vetëm 11- vjeçare shtetformues. Raportimet që bëheshin nga Prishtina për rezultatin paraprak të zgjedhjeve, të bënte të mendoje se nuk kishe të bëje me një shtet ku jetojnë shqiptarë, si ata që jetojnë në Shqipëri, por me vende të konsoliduara perëndimore, me kulturë demokratike zgjedhore. Nxjerrja e rezultatit brenda më pak se 12 orëve shkaktoi jo pak xhelozi jo vetëm te qytetarët e Shqipërisë, por dhe te vetë politikanët. Qytetarët janë shprehur për kameran e ALPO TV se shkak është mungesa e kulturës nga klasa aktuale politike shqiptare dhe shprehin besimin se me brezin e ri do ndryshojë ky fenomen.Një pjesë e klasës politike të vendit tonë justifikonin këtë shpejtësi dhe korrektësi me faktin se Kosova është nën monitorim nga faktori ndërkombëtar për njohjet e mëtejshme të saj për t’u bërë më pas anëtare e OKB-së, por dhe nën monitorimin e BE-së për liberalizimin e vizave. Por edhe nëse është kështu, Kosova qëndron shumë më lart, për faktin se kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave dhe që lidhen me realizimin e Reformës Zgjedhore, nuk janë përkthyer ende në mendjen e politikanëve tanë si emergjencë për vendin. Pavarësisht çdo procesi që kalojnë vendet tona është koha që politikanët tanë ta marrin kosovën si shëmbull konkret inspirimi.