Sa te sigurt ndihemi me ato qe ushqehemi? Qytetaret:Te pasigurt,AKU nuk po kryen punen sic duhet

Siguria ushqimore është nga temat më të diskutuara dhe më të ndjeshme nga qytetarët ditët e sotme.Ata të pyetur gjatë anketimi të bërë nga alpo tv në bulevardin 18 Shtatori u shprehën se ndihen të pasigurt nga ushqimet që konsumojnë dhe se Agjencia Kontrollit të Ushqimit si organi kompetent nuk po kryen punën siç duhet.
Siguria ushqimore eshte ceshtje jetike dhe prioritet mbi prioritetet. Cilesia e ushqimit i referohet disa karakteristikave specifike si, permbajtja ne lende ushqyese, vetite organoleptike qe kane te bejne kryesisht me shijen, perpunimi, paketimi etj., ndersa siguria ushqimore eshte nje dhe vetem nje: disiplina e zbatimit te rregullave shkencerisht te percaktuar, ne menyre qe nje ushqim te jete i pershtatshem per konsum dhe te mos rezultoje ne asnje menyre ne pasoja qe cenojne shendetin e konsumatorit.