SHKOLLA E MESME INDUSTRIALE THOMA PAPAPANO KA ULJE TE NUMRIT TE NXENESVE NE KRAHASIM ME NJE VIT ME PARE,RRITJE E INTERESIMIT TE TYRE NGA ZONAT RURALE

Shkolla e mesme industruale Thoma Papapano është i vetmi institucion i arsimit profesional në rajonin jugor.Godina e saj ndodhet në fazën e parë të rikonstruksionit total,investim ky nga ministria e financave.Aktualisht nxënësit e kësaj shkolle janë akomoduar në klasat e shkollës A.Z Çajupi si dhe te ish konviktet e Shkollës Pedagogjike Pandeli Sotiri.Sipas drejtoreshës znj.Renata Puleri një problematikë që vihet re në këtë institucion është ulja e numrit të nxënësve në krahasim me vitin e kaluar nga 184 nxënës në 167 të tillë,sipas Pulerit ka prurje të lartë të nxënësve nga rrethet e tjera të rajonit dhe ka një numër shumë të ulët të tyre nga pjesa e qytetit të Gjirokastrës,shkak preferenca e tyre për të frenkuentuar shkollat e mesme të përgjithshme si dhe moskuptimi i konceptit për zanatin.Pavarësisht situatave që zhvillohen në këtë institucion arsimor duhet që ministria e financave si organi më i lartë kompetent të bëjë të pamundurën për të nxitur të rinjtë drejt arsimit profesional i cili deri dikur ja qënë frymëmarrje për punësimin dhe vetëpunësimin e qytetarëve.