Gjatë viteve të sistemit komunist ishte një një shtëpitë më të bukura në Gjirokastër, por tani ajo është e braktisur.
Shtëpia e pritjes në të cilën ka fjetur Enver Hoxha dhe ku bëheshin takimet e diplomatëve gjatë kohës së komunizmit tani është shkatërruar.
Askush nuk merr masa për ta rikonstruktuar godinën dy katëshe në lagjen “11 janari” e cila asokohe gumëzhinte ndërsa sot është kthyer në gërmadhë.
Shtëpia e pritjes në ngjarjet e 1997 u vodh dhe u dëmtua dhe nga ajo kohë askush nuk vë dorë në të.