TAKIM NE PREFEKTURE NE KUADER TE ORGANIZIMIT TE AKTIVITETEVE NE KUADER TE 75 VJETORIT TE CLIRIMIT TE ATDHEUT

Prefekti i qarkut Gjirokastër z.Astrit Aliaj zhvilloi ditën e sotme takimin me komisionin e ngritur nga institucioni i drejtuar prej tij për zhvillimin e kremtimeve të 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të bashkive të qarkut si dhe pjestarë të komitetit të veteranëve të luftës.Në fokus të saj ishte organizimi i konferencës kombëtare për historinë e Luftës nacionalçlirimtare për qarkun e Gjirokastrës e cila do mbahet në 26 Nëntor. Prefekti z.Aliaj nxori në pah rëndësinë e këtyre aktiviteteve dhe sipas tij një vend i vogël si Shqipëria ka dhënë histori për luftën e 2 botërore jo për veten e vet por dhe për mbarë botën.Ndërsa një prej anëtarëve të këtij komisioni pedagogu Shyqyri Hysi iu referua organizimit të konferencës që do mbahet më 26 Nëntor në të cilën do mbahen 13 kumtesa të cilat do botohen përpara zhvillimit të saj dhe drejtoi një thirrje për pjesmarrje në këtë organizim të cilës iu përgjigjën historianë,shkrimtarë dhe akademikë të ndryshëm.