TREGU I NGRITUR NE LAGJEN GERHOT FRENKUENTOHET NGA BANORET GJIROKASTRITE,SHKAK CMIMET ME TE ARSYESHME DHE TE PERBALLUESHME

Tregu i hapur prej vitesh në lagjen Gerhot vazhdon të mbetet tepër i frenkuentueshëm nga banorët gjirokastritë.Ky fluks fillon të nisë që në orët e para të mëngjesit dhw vazhdon deri në orët e mesditë.Qytetarët shprehen për kameran e ALPO TV se çmimet e mallrave të shitura aty janë më të arsyeshme dhe të përballueshme për ta kryesisht për pensionistët. Një problematikë e ngritur nga shitësit të cilët u shprehën jashtë kameras se pavarësisht së qëni taksapagues të rregullt pranë bashkisë kjo e fundit nuk ka menduar kurrë për rehabilitimin e kushteve në të cilat ata sigurojnë dhe fitojnë bukën e gojës. Institucionet përkatëse duhet të vënë urgjentisht dorë për sistemimin e tyre.