TRITOLI NE GJIROKASTER, BIZNESMENI NJIHEJ ME DY EMRA


Policia po vazhdon hetimet për shpërthimin e fuqishëm me tritol që tronditi  lagjen Grancië në Gjirokastër mbrëmjen e së premtes, 25 janar.
Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë të një ndërtese tre katshe që shërbente si garazh.
Fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale, thyerje të xhamave dhe dëmtim të fasadave në katet e para të banesave përreth.
OBbjekti ku ndodhi shperthimi rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Kleo Bello, i cili figuron edhe me identitetin Ndërtim Muxhaj.
Burime bëjnë me dije se 34 vjeçari ka ndërruar emrat gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Po ashtu ai rezulton të jetë biznesmen në sektorin e transportit ndërqytetas. Ky fakt mendohet të jetë një nga pistat ku po hetohet për shkak se pak ditë më parë ka patur një konflikt në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku janë përplasur fizikisht disa shoferë autobusësh me njëri-tjetrin. Pjesë e këtij konflikti ka qenë edhe 34 vjeçari.
Policia ka sekesutruar pamjet filmike të kamerave përreth objektit ku ndodhi shpërthimi ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.