U KREMTUA 75 VJETORI I CLIRIMIT TE GJIROKASTRES,18 SHTATORI

Gjirokastra ka qene sot ne feste per te kremtuar 75 vjetorin e Clirimit te qytetit. Dita e konceptuar me nje sere aktivitetesh festive nisi me nje ekspozite fotografike e cila u soll per here te pare pas 30 viteve per qytetaret gjirokastrite. 68 fotografite ne total te cilat deshmojne organizimin e njesive guerrile, cetave e brigadave partizane gjate viteve te pushtimit nazi-fashist.per qytetaret pas 30 viteve nga Arkivat shteterore. Pjesermarres ne kete aktivitet ishin perfaqesues te institucioneve lokale si kryetarja e Keshillit te Qarkut Gjirokaster Lindita Rova, Prefekti i qarkut Astrit Aliaj, kryebashkiaku Flamur Golemi, veterane te luftes si dhe familjare te te reneve per liri. Kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova e cilesoi 18 shtatorin nje dite historike dhe kontributin e te reneve per liri te te patjetersueshme.
Edhe Prefekti I Qarkut te Gjirokastres Astrit Aliaj shprehu mirenjohje per te gjithe heronjte te cilet dhane gjakun e tyre per clirimin e vendit prej uzupatoreve gjate Luftes se Dyte Boterore.
Nga ana tjeter kryebashkiaku Flamur Golemi tha se eshte pergjegjesia e cdo kujt qe idealin e te reneve per liri, ta kthejme ne pune per ta bere Shqiperine pjese e frontit te madh.
Ne sinteze te aktiviteteve te  zhvilluar per Diten e Clirimit te qytetit Keshilli bashkiak I qytetit te gurte akordoi tituj nderi 4 figurave gjirokastrite si Nurie Bozo Vaso Cici,Pandi Llukani dhe Metush Meçillari per kontributin e dhene ne veprimtarite patriotike te qytetit te gurte. Ne varrezat e deshmoreve te qytetit te Gjirokastres ne 75 vjetorin e clirimit te qytetit u nderuan sot te renet per liri. Veteranet, familjare dhe autoritetet lokale vendosen kurora me lule, nderkohe me te emocionuar dukeshin te afwrmit e te reneve per liri te cilet nuk kishin ngurruar te vinin nga larg per te nderuar kontributin e ketyre deshmoreve.  Kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi 18 shtatorin e quajti dite reflektimi per ata dhjetera vajza dhe djem qe sakrifikuan rinine per te na dhene ne ditet e sotme.
18 shtatori i vitit 1944 eshte nje dite e rendesishme per Gjirokastren pasi pas dy dite luftimesh prej pushtuesve nazi-fashiste Qyteti u çlirua në mëngjesin e 18 shtatorit të vitit 1944.Gjatë Luftës së Dytë Botërore qyteti i Gjirokastrës dhe rrethina e tij u kthyen në arenë të luftimeve. Njësitë e UNÇ kryen luftime në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Katër nga njësitë më të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, janë formuar dhe kanë kanë kryer luftime në territorin e qarkut të Gjirokastrës, Brigada e 6-të Sulmuese, formuar në 20.01.1944, Brigada e 8-të Sulmuese u themelua në 25.04.1944, Brigada 14-të Sulmuese në 20.08.1944 dhe Brigada e 18-të Sulmuese në 30.08.1944.