U ZHVILLUA MANIFESTIM NE SHESHIN CERCIZ TOPULLI NE KUADER TE THIRRJEVE NACIONALISTE NGA EKSTREMISTET GREKE

Mëngjesin e sotëm në sheshin Çerçiz Topulli të qytetit të Gjirokastrës u zhvillua tubimi paqësor në kuadër nga shoqata të ndryshme patriotike iniciator i të cilit ishte forumi patriotik djemtë e labërisë.Në tubim ishin dhe aktivistë nga zona të ndryshme të vendit si dhe nga trojet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të pranishmit janë shprehur se tokat shqiptare do ti mbrojnë nga shovinistët dhe terroristët ekstremistë,të përpiqen për një bashëjetesë me minoritaret grekë si ka ndodhur gjithmonë si dhe iu referuan rrugëtimit historik që kaloi vendi ynë nga konfliktet e mëparshme me vendet fqinjë.Qytetari i Gjirokastrës Aristotel Petro foli për një bashkëjetesë paqësore mes vendasve dhe minirotetit grek në Shqipëri. Kreu i shoqatës patriotike Foleja Kombëtare Shqiptare Elida Jorgoni ka pohuar se është detyrë dhe obligim për të mbrojtur atdheun dhe fton pjesmarrësit në protestën që do organizohet ditën e hënë në grykën e këlcyrës në varrezat e ushtarëve të rënë grekë. Sinc elida Aktivisti i shoqatës Atdheu Ëngjëll Gishti u shpreh se shqiptarët sot janë të shtypur si nga klasa politike si dhe nga shtetet fqinjë. Sinc gishti Të hënën do organizohet një protestë në varrezat e ushtarëve të rënë grekë në Manastirin e Këlcyrës në kuadër të ditës kombëtare greke të “Jo-së”