VAZHDOJNE REGJISTRIMET E STUDENTEVE PRANE UNIVERSITETIT EQREM CABEJ,DINE:DERI TANI 160 STUDENTE TE REGJISTRUAR.

Në universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës vazhdojnë ende regjistrimet e studentëve dhe ndodhen në përfundim të fazës së parë të tyre.Deri tani janë regjistruar 160 studentë dhe ky numër në krahasim me vitet e mëparshme ndodhet në të njëjtin ritëm.Sipas zëvëndësrektorit të këtij universiteti Jani Dine shumica e studentëve të regjistruar bëjnë pjesë në degët e infermierisë,ekonomikut dhe programeve 2 vjeçare të ofruara nga ky institucion por një problematikë për tu theksuar është numri i ulët i studentëve te dega e mësuesisë për shkak të rritjes së mesatares të caktuar nga Ministria e Arsimit.

Shpresë për plotësimin e kuotave pranë institucioneve të arsimit të lartë mbetet raundi i dytë i regjistrimeve e cila ndikon dhe në rritjen e numrit të studentëve siç është në rastin tonë universiteti Eqrem Çabej