VAZHDON BLERJA E PRODUKTEVE USHQIMORE ME ANE TE LISTAVE NE DYQANET E GJIROKASTRES

Në qytetin e Gjirokastrës ndihet ekonomia e ulët dhe rritja e papunësisë.Këto faktorë i bëjnë qytetarët të detyruar të blejnë produktet ushqimore që u nevojiten me anë të listave.Listat e borxheve nëpër dyqane janë bërë masive ditët e sotme.Shitësit tregojnë se gjatë kohëve të fundit janë shtuar shumë personat, të cilët vijnë për të marrë ushqimet me listë.Situata është bërë tejet shqetësuese.Ata gjithashtu theksojnë se kanë vendosur që të mos japin më, pasi është e pamundur që ti arrijnë t’i mbledhin për shkak se është e pamundur që të përballohet kjo gjendje, pasi shumat e borxheve kapin shifra të mëdha dhe ka një tendencë drejt shtimit të këtij fenomeni. Varfëria dhe papunësia ka prekur një pjesë të madhe të shqiptarëve. Kjo duket në shtimin e listave me borxhe pranë dyqaneve për produktet ushqimore. Shqetësimet e ngritura për këtë situatë kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi çdo ditë e më tepër qytetarët po dynden drejt dyqaneve për të marrë ushqime, por jo me para në dorë. Ato mungojnë dhe e vetmja zgjidhje alternative mbetet shënimi i emrit në lista e gjata të borxhlinjve të ushqimeve.