VAZHDON FUSHATA ANTIFORMALITET NE BIZNESET E GJIROKASTRES NGA DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE

Vijon fushata antiformalitet në bizneset e qytetit të Gjirokastër.Sipas informacioneve te marra nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Gjirokastër vazhdojnë vizitat informuese nga sektori i shërbimit krahas tyre dhe kontrollet në terren nga drejtoria e kontrollit tatimor pranë këtij institucioni në të gjitha bizneset.Kontrolli bëhet sipas analizës së riskut të dalë nga drejtoria.Fokusi është përqëndruar te bar-restorantet,sektori i ndërtimit,karburantet dhe ai i tregtisë.Nga kontrollet në vend kanë dalë problematika të cilat janë sanksionuar sipas ligjit.Disa prej këtyre shkeljeve janë si:

-Punëtorë të paregjistruar

-Mall pa faturë

-Diferenca në inventar

Fushata antiformalitet do vazhdojë në të gjithë sektorët strategjikë.Pjesë e kësaj fushate është dhe procesi i fiskalizimit. Fiskalizimi ka në fokus ata që nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë detyrimet e tyre në përputhje me ligjin. Me këtë proces të ri të raportimit financiar, sigurohet një kontroll më të mirë dhe inspektim më efikas tatimor, ndërsa i jepet mundësia çdo qytetari, që të verifikojë nëse taksat që ai paguan për mallrat dhe shërbimet, deklarohen në sistemin tatimor.