VJEN HUMBJA E PARE PER TRAJNERIN MARANTAS,SKENDERBEU MUND LUFTETARIN 2-0

Në kuadër të javës së 7 të kategorisë superiore u zhvillua në fushën e vështirë të Korçës ndeshja Skënderbeu-Luftëtari e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.Ndeshja ishte e barabartë për të dyja ekipet dhe nuk u dalluan për raste konkrete dhe serioze për gol deri në minutat e fundit shtesë të ndeshjes,në minutën e 92 ku u akordua 11 metërsh në favor të korçarëve,të cilin e shëndërroi në gol Dita dhe 2 minuta më pas falë një shpërqendrimi total të mbrojtjes përfitoi Muja ku nuk gaboi duke vulosur rezultatin në 2-0 e cila ishte dhe humbja e parë për trajnerin Jorgos Marantas në stolin e ekipit bluzi. Aktualisht ekipi gjirokastrit pas 7 ndeshjeve ndodhet në vendin e 9-t në kuotën e 5 pikëve.