Vrau shokun arrestohet,policia kap 3 hajdut

Gjirokastër.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datë 19.02.2019, ku në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Lugu i Thellë” u gjet trupi i pajetë i shtetasit S.R.(i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”), nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, u bë ndalimi i shtetasit R.M. Nga hetimet e kryera ky shtetas rezulton të jet autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit S.R.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasja me dashje”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe ” Fshehje ose asgjësim i kufomës”, parashikuar nga nenet 76, 278 dhe 303 të Kodit Penal.


Tepelenë.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë tre shtetas, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh.

Më datë 20.02.2019, pas një pune të vazhdueshme nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L.B., A.O. dhe D.D.

Shtetasit e mësipërm janë ndjekur dhe kapur në flagrancë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, ku kanë vjedhur disa produkte në një market.

● Nga hetimet e kryera dyshohen se këta shtetas në datë 13.01.2019 kanë vjedhur një banesë në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë.

● Në datën 20.01.2019 dyshohen se kanë vjedhur një market në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë.

● Gjithashtu në datë 20.01.2019 dyshohen se kanë vjedhur një pastiçeri në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.