ZHVILLOHET ANALIZA MONOSIZMIKE E GJIROKASTRES NE FUSHEN E STADIUMIT TE QYTETIT

Në fushën e stadiumit “Gjirokastra” u zhvillua Studimi i mikrozonimit siszmik të këtij qyteti.Kjo është organizuar nga instituti kërkimor gjeologjik italian cnr igag në bashkëpunim me universitetin politeknik të Tiranës.Kjo vizitë studimore është bërë me qëllim analizën sizmike që disponon qyteti i Gjirokastrës duke qënë se shquhet si vatër e përhershme tërmetesh.Sipas përfaqësuesit të institutit kërkimor italian cnr igag marco mancini gjirokastra u zgjodh si pjesë e këtij studimi për shkak të vlerave arkitekturore dhe historike që mbart .Gjithashtu Mancini ka pohuar se kjo analizë dhe përfundimet që do dalin prej saj do vlejnë shumë dhe do i shërbejnë institucioneve përkatëse si bashkisë dhe emergjencave civile. Ky tur studimor përveç Gjirokastrës do vazhdojë në qytetet e Beratit dhe Durrësit dhe do zgjasë 10 ditë.