ZHVILLOHET MBLEDHJA E DYTE E KESHILLIT BASHKIAK.POLEMIKA MES ANETAREVE TE KESHILLIT DHE KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN

Sot është zhvilluar mbledhja e dytë e këshillit bashkiak në bashkinë Gjirokastër ndërkohë që në rendin e ditës ishin:
-Vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar
-vëndimi për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për fëmijët që do trajtohen me ndihmë ekonomike
-vendimi për ndryshimin në pjesën e miratuar të shpenzimeve në vendimin e këshillit bashkiak Gjirokaster
-vendim mbi ndryshimin e vendimit nr 143 data 30.12.2018 të këshillit bashkiak në lidhje me numrin e punonjësve të bashkisë dhe atyre në varësi të saj.
-miratimi për të akorduar shumën prej 200000 lekësh si kuotë anëtarësie për shoqatën e bashkive të Shqipërisë -relacioni për restaurimin e pazarit
-relacioni për banesat me emrgjencë në zonën historike
-informacion mbi parkun e Viroit
-relacioni për segmentin rrugor Gjin Zenebishi.
Të gjitha pikat u miratuan njëzëri. Debate ka patur përsa i përket restaurimit të Pazarit karakteristik ku janë diskutuar rreth automjeteve që do të lejohen të kalojnë në kalldrëm siç janë:zjarrfikësja,autoambulanca. Një incident është regjistruar mes anëtarve të këshillit bashkiak dhe qytetarëve që bëjnë pjesë në komunitetin rom dhe egjiptian të cilët kanë kërkuar diskutim rreth 3 çështjeve siç janë:transporti i nxënësve për në shkollën Çajupi,ulja apo përgjysmimi i tarifave për fëmijët të cilët do frekuentojnë parashkollorin si dhe regjistrimin për kryerjen e vaksinave. Kreu i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë dega Gjirokastër Gramoz Braho ka hedhur akuza kundrejt këshillit bashkiak duke pohuar se ata ishin iniciatorët për të krijuar një përplasje.Ai është shprehur se do të përdorë forma demokratike të cilat i tregon ligji shqiptar dhe do të kërkojë zbatimin e tij.