ZHVILLOHET NE LIQENIN E VIROIT EVENTI VRAPO PER KALIN E QYQES

Në kuader te dites nderkombetare te shpendeve shtegtare u zhvillua ne liqenin e Viroit eventi “Vrapo për Kalin e qyqes” e organizuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër në bashkëpunim me Shoqatën për mbrojtjen e Shpendëve.Në këtë aktivitet morën pjesë dhe nxënës nga shkollës së mesme Siri Shapllo të cilët në shënjë sensibilizimi për mbrojtjen e këtij shpendi me rrezik zhdukje vrapuan dhe më pas u akorduan çmime për garuesit më të shpejtë. Në fjalën e tij kreu i Agjencisë së Zonave të mbrojtura Gligor Dushi nxori në pah rëndësinë që përcjellin këto aktivitete sensibilizuese të cilat i afrojnë më shumë të rinjtë. Kali i Qyqes është shkaba më e vogël në Shqipëri.Në qarkun e Gjirokastrës janë 14 individë të tillë dhe 6 prej të cilëve janë çift.