ZHVILLOHET TRAJNIMI MBI PROCESIN E INSPEKTIMEVE DHE PREZANTIMI I PORTALIT ONLINE E-INSPEKTIMI

Në ambientet e Universitetit Eqrem Çabej Inspektoriati Qendror organizoi me përfaqësues të bashkive të qarkut Gjirokastër një trajnim kushtuar procedurës së inspektimeve si proces i rregullt administrativ.Pjesmarrësit u njohën me portalin më të ri unik e-inspektimi.Ky portal shërben kryerjen e veprimtarisë inspektuese me dokumente standarte,lista verifikimi dhe kartën dixhitale të inspektorit.Ky inspektim on line bëhet bazuar në metodologjinë e analizës së vlerësimit të riskut. Në një prononcim kreu i Inspektoriatit Qendror Shkëlqim Hajdari theksoi se inspektimi on line nëpërmjet këtij portali do shërbejë për një transparencë më të mirë me komunitetin dhe do ndikojë në uljen e korrupsionit në administratë.Në fjalën e tij kreu i bashkisë Flamur Golemi garantoi se institucioni që drejton do jetë pararojë në këtë aspekt. Vendi ynë është i pari në Ballkanin Perëndimor që aplikon këtë lloj inspektimi.