Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa ka nxjerrë disa statistika, ku tregon denoncimet që kanë bërë qytetarët për punonjësit e policisë.
SHÇBA bën me dije se ka referuar në Prokurori material hetimore për 24 policë, të cilët akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu bën me dije se gjykata ka dhënë “arrest me burg” për 11 efektivë, “pezullim i ushtrimit të detyrës” për 7 punonjës dhe “detyrim paraqitje” për tre të tjerë.
SHÇBA shton se tre policisë janë arrestuar në flagrancë. Këto të dhëna janë regjistruar vetëm në muajin dhjetor.