Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë këto vendime në lidhje me aktorët e sherrit të madh të ndodhur javën e shkuar në ndeshjen Bylis-Laçi.
Kyrian Nwabueze është dënuar me 10 ndeshje pezullim për goditjet ndaj kundërshtarëve.
Po kaq ndeshje jashtë do të qëndrojë edhe Xhoi Carkanji, mbrojtësi i ekipit ballshiot, teksa zyrtari Ermal Hasimaj është dënuar me 9 ndeshje.
Edhe pse pati edhe të tjerë persona të përshirë në sherr, Disiplina nuk ka dënuar asnjë tjetër.
Vendimet:
1.Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.