Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Manastirliu nga Vlora: Këtë vit do të kemi sezon turistik të lehtësuar
Read Time:1 Minute, 5 Second

Manastirliu nga Vlora: Këtë vit do të kemi sezon turistik të lehtësuar

On May 28, 2021
admin
Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë.

Manastirliu tha se situate aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të patur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë.

Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit“, tha Manastirliu.

Ministrja tha nga Vlora se më datë 15 Qershor, do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinfektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Basha me Roth: Miqtë evropian të flasin për masakrën zgjedhore
Roth: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita të futet në Parlament

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:48 Second
admin
On February 13, 2021

Prurjet në Kaskadën e Drinit/ KESH informon për prurjet, shkarkimet dhe energjinë që po prodhohet

Read Time:1 Minute, 9 Second
admin
On December 21, 2021

Nga sot deri më 10 janar/ Hyrja në Greqi vetëm me PCR negativ ose test të shpejtë

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On February 22, 2022

Djegia e tragetit në Korfuz, 12 pasagjerë nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania ende të zhdukur

Read Time:1 Minute, 3 Second
admin
On June 1, 2021

Sot hyjnë në fuqi masat e reja

Read Time:45 Second
admin
On November 27, 2021

“Më kanë vjedhur paratë”, 42-vjecari nga Tepelena arrestohet për kallëzim të rremë

Read Time:30 Second
admin
On March 23, 2022

Liqeni i Fierzës drejt “pikës së vdekjes”, bie ndjeshëm niveli i ujit

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia