Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Çdo vit më pak fëmijë më ‘1 Qershor’, u tkurrën me 2.4% në 2021
Read Time:2 Minute, 15 Second

Çdo vit më pak fëmijë më ‘1 Qershor’, u tkurrën me 2.4% në 2021

On June 3, 2021
admin
Share

Numri i fëmijëve të grupmoshës 0-15 vjeç po tkurret vit pas viti, prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve.

Sipas të dhënave e INSTAT në janar të vitit 2021 popullata nga 0-14 vjeç u pakësua me 11.5 mijë persona në raport me 1 janarin e vitit 2020, me tkurrje 2.4% në një vit.

Nga njëra anë, sistemet arsimore do të lehtësohen nga numri i nxënësve. Në ciklin parashkollor, në nivelet e tjera të arsimit, do të ketë më pak nxënës, duke krijuar kushtet për rritjen e cilësisë së shërbimeve. INSTAT raportoi në vitin 2019, se 16.3% e të rinjve largohen para kohe nga shkollimi dhe trajnimi. Meshkujt kanë tendencë më të lartë.

Të dhënat tregojnë se 75.9% e fëmijëve janë të regjistruar në kopshte, 93.1 % e fëmijëve janë të regjistruar në ciklin e ulët fillor, ndërsa vetëm 76.2% e të rinjve janë të regjistruar në arsimin e mesëm. Për çdo 1000 banorë ka 141 nxënës në vitin 2019 nga 148 nxënës për 1000 banorë në vitin 2018.

Në ciklin 9-vjeçar 1.5% e nxënësve përsërisin vitin. Por raporti i diplomimit arriti në 84.6% të totalit të nxënësve më 2018, në raport me 78.3% që ishte më 2017, ndërsa 23% e të rinjve e përdorin internetin për të komunikuar me autoritet publike.

Numri i fëmijëve dhe të rinjve nga 0-17 vjeç që po përfshinë në vepra penale po rritet. Në vitin 2019 numëroheshin 960 fëmijë që kishin kryer vepra penale. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj abuzimeve. Sipas INSTAT në vitin 2019 mbi 6% e fëmijëve në moshën 0-17 ishin të ekspozuar ndaj veprave penale.

Gjatë vitit 2020, lindën 28.075 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,7%, krahasuar me një vit më parë. Në tre qarqe të vendit pati rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2019, ndërsa nëntë të tjerë shënuan rënie.

Numri më i lartë i lindjeve shënohet në Qarkun e Tiranës, me 9.387 lindje, ndërsa ai më i ulët regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, me 504 lindje, për vitin 2020. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019, e zë Qarku i Lezhës, me 3,3 %, ndërsa rënien më të lartë në përqindje, e zë Qarku i Kukësit, me 21,1 %.

Në 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020, nga 24,6% në 24,2%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit, nga 21,6 % në 22,3 % gjatë të njëjtës periudhë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Permet/ Vodhen 75.000 euro bie ne pranga 36 vjecarja , shpallet ne kerkim nje tjeter
Kakavije / Kapet me droge 63 vjecari

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:43 Second
admin
On November 9, 2021

Organizonte lojra fati , arrestohet 28 vjecari ne Gjirokaster

Read Time:1 Minute, 10 Second
admin
On March 6, 2021

Homazhe pranë bustit të Stalinit në sheshin e kuq,rusët kujtojnë epokën sovjetike

Read Time:47 Second
admin
On February 13, 2021

Borë dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Read Time:50 Second
admin
On March 22, 2021

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit, Rama: Gëzuar të gjithë Komunitetit Bektashian

Read Time:39 Second
admin
On March 1, 2021

Sot PD firmos koalicioni paszgjedhor me LSI

Read Time:27 Second
admin
On March 3, 2021

Mbyllet faza e parë e aplikimeve për naftën pa taksa

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia