Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”.
Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit
D. B.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariati të Policisë Tepelenë, në banesën e prindërve të tij në fshatin Maricaj, Memaliaj, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në datë 29.07.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me një vit burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Shtetasi E. K. në vitin 2019, në qytetin e Memaliaj, për motive të dobëta ka plagosur lehtë shtetasin E. D.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.