Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • PS akuzohet për plagjiaturë, media spanjolle: Kopjoi logon e partisë së Pedro Sanche
Read Time:1 Minute, 49 Second

PS akuzohet për plagjiaturë, media spanjolle: Kopjoi logon e partisë së Pedro Sanche

On September 2, 2022
admin
Share

Partia Socialiste e Shqipërisë është akuzuar se logoja që përdor është plagjiaturë.

Media spanjolle graffica.info shkruan se PS e drejtuar nga Edi Rama ka kopjuar logon e PSOE, Partisë Socialiste në Spanjë e drejtuar nga Pedro Sanchez, të krijuar nga skulptori, stilisti dhe piktori i njohur Cruz Novillo.

PS akuzohet për plagjiaturë, media spanjolle: Kopjoi logon e

“PS e Shqipërisë po përdor krijimtarinë ikonë të stilistit spanjoll pa pëlqimin zyrtar të PSOE. Nga forca e Pedro Sánchez-it ata e kanë siguruar Gràffica-n se nuk janë në dijeni të transferimit të të drejtave në parti; Tani mbetet për t’u parë nëse do të ndërmarrin veprime ligjore.

Edhe pse logoja është qartazi grushti dhe trëndafili i Cruz Novillo, nga PSOE ata shpjegojnë se ngjyra që kanë përdorur nuk është e njëjtë. Siç shihet në faqen e saj, ngjyra zyrtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë është vjollca dhe përdoret në shumicën dërrmuese të mediave grafike të saj, ndryshe nga e kuqja e PSOE”, thuhet në artikull.

Një logo historike

Ishte viti 1977 kur politikani socialist Guillermo Galeote porositi Pepe Cruz Novillo të hartonte një logo për PSOE. Më shumë se dyzet vjet më vonë, simboli ikonë i kësaj partie spanjolle, i përbërë nga një dorë që mban një trëndafil, vazhdon të jetë një nga logot më përfaqësuese në historinë politike spanjolle.

E drejta e autorit e logos, e cila i përket PSOE, menaxhohej përmes një kontrate tashmë të mjegulluar nga kalimi i kohës. “Babai im është përpjekur të kujtojë, por ka kaluar një kohë e gjatë”, shpjegoi Pepe Cruz Jr për Gràffica. “Ajo që mund të themi është se ai ishte shumë i vetëdijshëm që tarifat ishin shumë të ulëta. Ai e dinte që në momentin që e krijoi se do të kishte rëndësi, se do të zgjaste, por nuk i mban mend kushtet e kontratës”, ka thënë ai.

Nuk është hera e parë që kjo logo përfshihet në një rast plagjiature. Në vitin 2017, zinxhiri amerikan i modës Urban Outfitters përdori grushtin dhe trëndafilin si pjesë të një prej bluzave të tyre. Në atë kohë, Pepe Cruz Jr e siguroi Gràfficën se “nuk është e drejtë të përdoret një vepër pa përmendur autorin”.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
U shkarkua nga detyra, flet Gledis Nano: Gjëja më e zgjuar… përpjekja për të qenë një person me moral

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:13 Second
admin
On June 22, 2021

Gjirokastra mirepret traditen Korçare

Read Time:16 Second
admin
On October 19, 2021

Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari Artjan Tepelena, prej një muaji ishte i shtruar në Sanatorium

Read Time:26 Second
admin
On February 19, 2021

Mazniku për zgjedhjet,PS ka 2 mandate të sigurta dhe po punon për të tretin

Read Time:1 Minute, 1 Second
admin
On March 18, 2021

Ja si do të votonin shqiptarët nqs zgjedhjet do të ndodhnin sot/Sondazh italian

Read Time:52 Second
admin
On February 26, 2022

Tepelene, goditet nje rast i lojrave te fatit , arrestohen 2 persona

Read Time:1 Minute, 41 Second
admin
On September 21, 2022

Publikimi i të dhënave të nxjerra nga hakerat, rasti i dytë në pak muaj që Prokuroria ‘u mbyll gojën’ mediave

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia