Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Alpinistët e bllokuar, prefekti i Gjirokastrës tregon si u shpëtua 17-vjeçari Ergys Koçi
Read Time:1 Minute, 9 Second

Alpinistët e bllokuar, prefekti i Gjirokastrës tregon si u shpëtua 17-vjeçari Ergys Koçi

On February 8, 2021
admin
Share

Detaje të reja në lidhje me operacionin e shpëtimit të 17-vjeçarit, alpinist amator që u rrëzua në malin e Murganës në Sotirë të Gjirokastrës bëri me dije prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote.
Zoti Kote, që e ka ndjekur nga shumë afër gjithë operacionin tregon se operacioni për shpëtimin e të riut Ergys Koçi që ra nga lartësia nuk ishte i lehtë. Krahas policisë, autoriteteve vendore dhe grupit të mjekëve, në ndihmë kanë ardhur edhe tre banorë të zonës.
“Së pari, dua të sqaroj që ishte një tur alpinistik nga të gjitha rrethet e vendit. Zhvillohej në malin e Murganës, pjesa më fundore e Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe i mbuluar me borë gjatë gjithë kohës. Autobusët dhe automjetet e tyre ishin në Sotirë. Për incidentin morëm vesh rreth orës 16:45 dhe menjëherë mobilizuam mjekët, policinë dhe autoritetet vendore. Kam qenë edhe vetë në Sotirë deri në gjetjen e të riut Ergys Koçi.

Në kushtet e errësirës dhe erës së madhe e vështirë të lokalizohej dhe gjendej. Na erdhën në ndihmë edhe tre banorë një prej tyre bari, mundëm ta shpëtojmë dhe po e transportojmë drejt spitalit”,- tha ai.

Po sipas Kotes, “17-vjeçari që ka rrëshqitur ka qenë bashkë me një grup, ai ka rënë nga një lartësi dhe është përplasur me një shkëmb. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Shpresojmë që nuk ka dëmtime të tjera”.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Spanjë, sekuestrohet gjysmë ton marijuanë e kultivuar, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
Vaksina e AstraZeneca më pak e efektshme ndaj mutacionit të COVID-19

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:45 Second
admin
On March 18, 2021

Spanja provon skemën e 4 ditëve punë në javë

Read Time:17 Second
admin
On February 8, 2021

Ndryshon Drejtori i Policisë Gjirokastër

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On November 18, 2021

Gjirokaster/ Arrestohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per mashtrim dhe plagosje

Read Time:50 Second
admin
On February 1, 2021May 28, 2026

Libohove,banoret te kenaqur me punen e qeverisjes lokale

Read Time:27 Second
admin
On October 25, 2021

Covid 19/ ISHSH Gjirokaster vendos 40 masa admnistrative

Read Time:25 Second
admin
On November 17, 2021

Digjet shtepia ne Dropull

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia