Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Homazhe pranë bustit të Stalinit në sheshin e kuq,rusët kujtojnë epokën sovjetike
Read Time:1 Minute, 10 Second

Homazhe pranë bustit të Stalinit në sheshin e kuq,rusët kujtojnë epokën sovjetike

On March 6, 2021
admin
Share

Disa dhjetëra persona u mblodhën të premten në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 68-vjetorin e vdekjes së Joseph Stalin.

Njerëzit vendosën lule, ngritën flamurin sovjetik dhe portrete të Stalinit, në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Partia Komuniste.

“Stalini është ai që mposhti fashizmin. Ai u dha liri të gjitha vendeve, bashkoi të gjitha kombet. Stalini mëshiroi çdo njeri,” – u shpreh një qytetare.

“Kam filluar të vij çdo vit. Në kohët sovjetike nuk vija, por tani vij sepse po jetojmë shumë keq. Nuk e dimë nëse do të vazhdojmë kështu, siç është aktualisht Rusia. Dhe gjithçka sepse nuk kemi ushtri, nuk kemi shtet. Dhe kjo është e frikshme,” – u shpreh nga ana tjetër një qytetar.

Stalini, që ishte lider i Bashkimit Sovjetik nga viti 1924 deri në vitin 1953, konsiderohet gjerësisht si diktator dhe përgjegjës për miliona të vdekur.

Edhe pse regjimi i tij u shënua nga një represion masiv, krizë urie dhe kampe pune për të burgosurit, ai konsiderohet një hero nga mbështetësit e vjetër, që thonë se pa të vendi nuk do ta kishte mposhtur dot Gjermaninë naziste dhe nuk do të ishte kthyer kurrë në një superfuqi.

Por që kur ish-oficeri i KGB-së, Vladimir Putin erdhi në pushtet, liberalët rusë e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet të zbusë imazhin negativ të Stalinit, në mënyrë që të justifikojë qëndrimin e tij të gjatë në pushtet.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

Lituania nuk pranon kërkesën e Bjellorusis për ekstradimin e liderit të opozitës
Aksindent i rënd në Rrogozhinë,2 jetë të humbura dhe 2 të plagosur

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:2 Minute, 54 Second
admin
On February 22, 2021

34 raste të reja me Covid në Sarandë, 29 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 14 në Përmet, 8 në Delvinë, 5 në Libohovë

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On February 6, 2021

Ekonomia lokale në fokus.

Read Time:48 Second
admin
On March 8, 2021

6 kandidatët e Jozefina Topallit për qarkun Gjirokastër

Read Time:22 Second
admin
On October 25, 2021

Gjirokaster/ Aksioni i policise rrugore vendosen mbi 300 gjoba ne fundjave

Read Time:20 Second
admin
On November 3, 2021

Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy shqiptarëve

Read Time:1 Minute, 13 Second
Alpo Media
On March 16, 2026

Grate ne Shqiperi jetojne me gjate se burrat

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia