Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po ‘ngre kokë’! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt
Read Time:1 Minute, 40 Second

Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po ‘ngre kokë’! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt

On March 18, 2021
admin
Share

Tregtia e mallrave vijon të jetë nën ndikimin pandemisë COVID-19, edhe pse në dy muajit e parë të vitit shkëmbimet tregtare janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT vijon të pësojë rënie të fortë sektori i fasonerisë.Referuar INSTAT, si dymujor janar-shkurt vendi ju ka shitur shteteve të huaja produkte me vlerë 399,4 milionë euro, me një rritje prej 1% në raport me këto dy muaj të vitit 2020, kohë kur nuk kishte nisur pandemia COVID-19, në vendin tonë.
Në shkurt vendi ka eksportuar mallra me vlerë 203.8 milionë euro, duke pësuar një rënie të lehtë prej 0.9% me shkurtin e vitit të kaluar, por ka pësuar rritje krahasuar me muajin janar të këtij viti.
Ndikimin më të madh negativ në vlerën e eksporteve e ka dhënë grupi i tekstileve dhe këpucëve me një rënie prej 7.6%, në raport me shkurtin e vitit 2020. Konkretisht në dy muajit e parë të këtij viti vendi ka eksportuar 144 milionë euro nga 163.2 milionë euro që eksportoi në vitin e kaluar.
Ndërsa ka importuar 97.4 milionë euro nga 103.2 milionë euro në dy muajit e 2020. Rënia më e madhe e shkëmbimeve tregtare në sektorin e fasonerisë është regjistruar Spanjën dhe Italinë, duke treguar se gjendja e këtij sektori vijon të jetë delikate për shkak të goditjes që po merr nga pandemia.Kurse pozitivisht në rritjen e eksporteve ka ndikuar grupi i materialeve të ndërtimit dhe i ushqimeve e pijeve joalkoolike.
Nga ana tjetër importet duket se po e mposhtin pandeminë, pasi janë rritur me 0.9% krahasuar me një vit më parë kur nuk kishte nisur pandemia, dhe janë rritur me 15% krahasuar me janarin këtij viti. Në total vendi ka blerë nga jashtë mallra me vlerë 423,9 milionë euro. Deficiti tregtar i këtij muaji ishte 220,1 milionë euro duke u rritur me 2,7 %, krahasuar me Shkurt 2020 dhe me 26,7 %, në krahasim me Janar 2021.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Ja si do të votonin shqiptarët nqs zgjedhjet do të ndodhnin sot/Sondazh italian
Rreziku që vjen nga Turqia, anëtarët e partive konservatore në PE paralajmërojnë Shqipërinë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 0 Second
admin
On March 10, 2021

Dhuna në Greqi: Plagosen oficerët,protesta kundër brutalitetit të policisë

Read Time:46 Second
admin
On February 16, 2022

Ekspertët: Shtohen analfabetët funksionalë

Read Time:59 Second
admin
On March 18, 2021

Rreziku që vjen nga Turqia, anëtarët e partive konservatore në PE paralajmërojnë Shqipërinë

Read Time:24 Second
admin
On February 22, 2021

Atentat OKB-së në Kongo,mbetet i vrarë ambasadori italian

Read Time:54 Second
admin
On February 14, 2022

Gjirokaster/ Vodhi filialin e postes , arrestohet 29 vjecari

Read Time:46 Second
admin
On December 2, 2021

Pas shiu nis bora, situata ne qarkun e Gjirokastres

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia